Zyrat e Kujdesit Ndaj Klientit të FSHU me kapacitet të plotë në shërbim të klientëve edhe në këtë sezon turistik
Klientët e Furnizuesit të Shërbimit Universal edhe gjatë këti sezoni turistik, i kanë të hapura sportelet e Kujdesit Ndaj Klientit çdo ditë të javës , nga e Hëna në të Shtunë ora 08:00 – 20:00. Gjithashtu, edhe ditën e Diel datë 30.07.2023 të gjitha sportelet e KNK-ve do të jenë të hapura për të gjithë klientët.
Ashtu si në çdo periudhë tjetër të vitit edhe përgjatë këtij sezoni, FSHU Sh.a pjesë e OSHEE Group Sh.a po punon me kapacitet dhe orare të plota për tu shërbyer të gjithë abonentëve në të gjithë vendin.

Në rreth 100 qendrat e Kujdesit Ndaj Klientit të shtrira në të gjithë Shqipërinë, abonentët e FSHU kanë mundësi të paguajnë faturën mujore të konsumit të energjisë elektrike në pikën e tyre më të afërt të KNK-së apo edhe në çdo pikë tjetër alternative.

Sportelet e Kujdesit Ndaj Klientit janë në disozicion të abonentëve për të kryer çdo lloj kërkese apo ankese në lidhje me furizimin me energji elektrike.

Po ashtu, dy numrat për informacion të Call Center: 042274141 / 044401414 janë në dispozicion të çdo klienti çdo ditë të javës ora 08:00-22:00.