Vendimet e bordit të ERE-s datës 16 shkurt 2023 për blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike
Në mbledhjen e tij të datës 16 shkurt të bordit të ERE-s u shqyrtuan dhe u morën vendime për cështje që lidhen me:
1.Miratimin e cmimit të aplikueshëm të blerjes së energjisë elektrike që do tu paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi, në zbatim të parashikimeve të VKM nr.67, dt 08.02.2023.
Efektet financiare të cmimit të miratuar prej 10 lek/kilovat fillojnë nga data 09.02.2023.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, vendimi i bordit të ERE-s nr.327, dt 14.12.2022 “Mbi vendimin e cmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike që do tu paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi për vitin 2023”, shfuqizohet.
2. Miratimin e cmimit të shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për muajin janar 2023 prej 32.27 lek/kilovat për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35kV si dhe për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2023, prej 18.26 lek/kilovat për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20/10/6 Kw.
Cdo ndryshim në elementët përbërës të cmimit të shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20/10/6kë, do të përbëjnë shkak për rishikimin e këtij vendimi nga bordi i ERE-s.
