Remont në linjën 35kV L30 – 62/1 Himara 3 – Kuç dhe në linjën 35kV Uji i Ftohtë – Orikum 2, 11-12 dhe 14 prill pa energji disa zona në Vlorë
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 11-12 dhe 14 prill do të kryhen punime në linjën 35kV L30 – 62/1 Himara 3 – Kuç dhe në linjën 35kV Uji i Ftohtë – Orikum 2. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-15:00.
Pa energji do të mbeten këto zona në Vlorë:
11 prill
Pjesërisht disa lagje të qytetit të Vlorës, Kanina.
12 prill
Pjesërisht: Kuç, Bolenë, Kallarat, Hore, Vranisht
14 prill
Pjesërisht: Radhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum, Shën Thanase