Remont i OST në linjën 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), 14-15 qershor pa energji disa zona në Durrës dhe Shijak
Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në linjën 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), në datat 14-15 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Durrës dhe Shijak:
Pjesërisht: Shijak, Bregu i Lumit, Sukth, Hidrovori, (Lagjia e Stallave), bizneset gjatë autostradës, “4 rrugët”, Maminas – Shijak, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Shënavlash, Vrinë, qyteti “Rinia”, Porto Romano, zona e ish- kënetës Durrës, rruga “Aleksandër Goga”.