Remont i OST në linjën 110kV Librazhd – Hec Egnatia, 22-25 maj pa energji disa zona në Librazhd

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në linjën 110kV Librazhd – Hec Egnatia, në datat 22-25 maj gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Librazhd:

Pjesërisht: Hotolisht, Babje, Buzgar, Drapata, Ferrë, Dragostunje, Frarë, Gurëkuqe, Kokreve, Gurëbardhë.