Lista e subjekteve private të lidhura në tension 6kV dhe kriteret që duhet të përmbushin ndaj FSHU

Furnizuesi i Shërbimit Universal, FSHU Sh.A, pjesë e OSHEE Group SH.A, përmes këtj njoftimi, bën të ditur listën dhe kushtet e subjekteve jo-familjarë (privat), të lidhur në tension 6kV, të cilat dalin në treg të lirë nga data 1 janar 2026.

Sikurse janë njoftuar më herët përmes informimit publik dhe me shkresa drejtues bizneseve, FSHU rendit bazën ligjore dhe rregullatore, mbi të cilat realizohet transferimi I shërbimit të furnizimit, nga vet FSHU tek tregtarët e licencuar nga ERE, ku mes tyre është edhe FTL SH.A, pjesë e OSHEE Group.

Në zbatim të ligjit Nr. 43/2015 “Për sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, VKM Nr. 519, datë 13.7.2016 “Për Miratimin e Modelit të Tregut të Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, Urdhrit Nr. 322, date 30.12.2024 të Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “Per disa ndryshime në Urdhërin Nr. 28, datë 18.01.2021 Për miratimin e udhërrëfyesit për hapjen e tregut dhe derregullimin e çmimit të energjisë elektrike”, i ndryshuar, njofton se:

Duke filluar nga data 1 Janar 2026 të gjithë subjektet/klientët e lidhur në nivel tensioni 6 kV do të fillojnë të furnizohen në treg të lirë me çmime të de-rregulluara.

Para se të dalin në treg të lirë, kjo kategori klientësh duhet tëpërmbushin disa detyrime që rrjedhin nga disa akte ligjore dhe vendime të ERE, sipas të cilave:

Klientët në tension 6kV duhet të shlyejnë të gjitha detyrimet financiare ndaj shoqërisë “Furnizuesi i Shërbimit Universal” SH.A. (FSHU sh.a.)

Të siguronjnë që të gjitha të dhënat teknike të pikës së lidhjes të jenë të përditësuara dhe të sakta

Të kenë të sakta dhe të përditësuara të dhënat e kontratës të furnizimit (emër, NUIS, adresë, nr. kontakti, adresë elektronike, etj.).

Sa më sipër, Ju bëjmë thirrje të gjithë klientëve të lidhur në nivel tensioni 6kV që menjëherë të verifikojnë detyrimet financiare ndaj FSHU SH.A. dhe të marrin masa për shlyerjen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Mospërmbushja e detyrimeve të mësipërme, do të sjellë si pasojë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike nga FSHU sh.a. dhe pamundësinë për t’u furnizuar nga një furnizues tjetër i tregut të lirë.