Dokumentacioni i kërkuar për aplikimin e një lidhje të re sipas “RREGULLORE PËR LIDHJET E REJA” Miratuar me Vendimin Nr.166, datë 10.10.2016, të Bordit të ERE, e ndryshuar me Vendimin Nr.177, datë 08.11.2016 të Bordit të ERE

 

PËR LIDHJE TË REJA NË TU

2.1 Fuqia e instaluar 0-20 kW

Aplikanti duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për furnizimin me energji elektrike
  2. Vërtetimi i identitetit (fotokopje karte identiteti ose pasaporte)
  3. Vërtetim i pronësisë së objektit nëpërmjet dokumenteve të regjistrimit të pronësisë, si: akt shitje, akt dhurimi, akt ndarje prone të patundshme, kontratë qiraje, dokumentacioni përkatës për objektet që janë në proces legalizimi)
  4. Fotokopje e Certifikatës së regjistrimit (për subjektet jofamiljare)
  5. Genplani i vendndodhjes së objektit në shkallën 1:1000 (dy kopje), (të specifikuara koordinatat e konturit të sipërfaqes së objektit).
  6. Deklaratë instalimi dhe protokoll tokëzimi, i lëshuar nga inxhinier elektrik i pajisur me licencë.

 

2.2. Fuqia e instaluar 20-50 kW

Aplikanti duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për furnizimin me energji elektrike.
  2. Vërtetimi i identitetit (fotokopje karte identiteti ose pasaporte).
  3. Vërtetim i pronësisë së objektit nëpërmjet dokumenteve të regjistrimit të pronësisë, si: akt shitje, akt dhurimi, akt ndarje prone të patundshme, kontratë qiraje, dokumentacioni përkatës për objektet që janë në proces legalizimi).
  4. Fotokopje e certifikatës së regjistrimit (për subjektet jofamiljare).
  5. Projekti elektrik i objektit, i miratuar nga organet kompetente sipas legjislacionit në fuqi.
  6. Planvendosja e të gjitha pajisjeve në objekt.
  7. Licenca e inxhinierit elektrik, i cili ka bërë projektin elektrik të objektit.
  8. Genplani i vendndodhjes së objektit në shkallën 1:1000 (dy kopje), (të specifikuara koordinatat e gjurmës së objektit).
  9. Deklaratë instalimi dhe protokoll tokëzimi, i lëshuar nga inxhinier elektrik i pajisur me licencë.
  10. Raporti i detajuar inxhinierik në lidhje me projektin dhe përllogaritjen e të dhënave,i kryer nga inxhinier elektrik i pajisur me licencë.

 

2.3 Fuqia e instaluar 50 – 100 kW

Aplikanti duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për furnizimin me energji elektrike.
  2. Vërtetimi i identitetit (fotokopje karte identiteti ose pasaporte).
  3. Vërtetim i pronësisë së objektit nëpërmjet dokumenteve të regjistrimit të pronësisë, si: akt shitje, akt dhurimi, akt ndarje prone të patundshme, kontratë qiraje, dokumentacioni përkatës për objektet që janë në proces legalizimi).
  4. Fotokopje e certifikatës së regjistrimit (për subjektet jofamiljare).
  5. Projekti elektrik i objektit, i miratuar nga organet kompetente sipas legjislacionit në fuqi.
  6. Planvendosja e të gjitha pajisjeve në objekt.
  7. Licenca e inxhinierit elektrik, i cili ka bërë projektin elektrik të objektit.
  8. Genplani i vendndodhjes së objektit në shkallën 1:1000 (dy kopje), (të specifikuara koordinatat e gjurmës së objektit).
  9. Deklaratë instalimi dhe protokoll tokëzimi, i lëshuar nga inxhinier elektrik i pajisur me licencë.
  10. Raporti i detajuar inxhinierik në lidhje me projektin dhe përllogaritjen e të dhënave, i kryer nga inxhinier elektrik i pajisur me licencë.
  11. Leja e ndërtimit të objektit
  12. Grafiku i ngarkesës elektrike
  13. Relacion analitik për vlerësimin e cosØ

 

PËR LIDHJE TË REJA NË TM

Aplikanti duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për furnizimin me energji elektrike
  2. Vërtetimi i identitetit (fotokopje karte identiteti ose pasaporte) Miratuar me Vendimin Nr. 166, datë 10.10.2016
  3. Vërtetim i pronësisë së objektit nëpërmjet dokumenteve të regjistrimit të pronësisë, si: akt shitje, akt dhurimi, akt ndarje prone të patundshme.
  4. Fotokopje e certifikatës së regjistrimit (për subjektet jofamiljare).
  5. Projekti elektrik i objektit, i miratuar nga organet kompetente sipas legjislacionit në fuqi.
  6. Planvendosja e të gjitha pajisjeve në objekt.
  7. Licenca e inxhinierit elektrik, i cili ka bërë projektin elektrik të objektit.
  8. Genplani i vendndodhjes së objektit në shkallën 1:1000 (dy kopje), (të specifikuara koordinatat e gjurmës së objektit).
  9. Deklaratë instalimi dhe protokoll tokëzimi, i lëshuar nga inxhinier elektrik i pajisur me licencë.
  10. Raporti i detajuar inxhinierik në lidhje me projektin dhe përllogaritjen e të dhënave, i kryer nga inxhinier elektrik i pajisur me licencë.
  11. Leja e ndërtimit të objektit.
  12. Grafiku i ngarkesës elektrike.
  13. Relacion analitik për vlerësimin e cosØ.