FSHU hap pikën e re të Kujdesit Ndaj Klientit në Tiranë
Furnizuesi i Shërbimit Universal, FSHU Sh.A, ka hapur pikën e saj të re të Kujdesit Ndaj Klientit (KNK) në Tiranë. Me këtë pikë të hapur pranë ish Fushës së Aviacionit, numri i qendrave të Kujdesit Ndaj Klientit në kryeqytet shkon në 24 pika.
Kjo qendër e re e KNK-së, ashtu sikurse të gjitha qendrat e tjera në të gjithë Shqipërinë do të jetë e hapur çdo ditë të javës, nga e hëna në të shtunë, për t’i ardhur në ndihmë abonentëve me shërbime, kërkesë/ankesa, si dhe informacione në rast nevoje.
100 qendrat e Kujdesit Ndaj Klientit, në të gjithë Shqipërinë i shërbejnë abonentëve të cilët kanë kontratë furnizimi me FSHU sh.a.
