ERE: Tarifa FMF për Nëntorin 31.21 Lekë/kWh

Në mbledhjen e datës 12.12.2022 të Bordit të ERE-s u shqyrtua dhe u mor vendim mbi:

Miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për muajin Nëntor 2022 prej 31.21 Lekë/kWh për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV.

Këto janë çmimet që do të aplikohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (funksion që aktualisht ushtrohet nga ana e FSHU) për të gjithë konsumatorët që nuk kanë arritur të gjejnë një furnizues në treg të lirë dhe marrin shërbimin e furnizimit në kushtet e shërbimit të furnizimit të mundësisë së fundit.